JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush ishte “molla e sherrit”, e të shtënave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Burimet bëjnë me dije se 33-vjeçari Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri drejt Ilir dhe Astrit Halilit.

Mësohet se e gjitha ka nisur si pasojë e një sherri për motive të dobëta mes tyre. Jetmir Koleci po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili dhe Astrit Halili. Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Kur kanë shkuar pranë banesës së 33-vjeçarit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet në ajër për t’i trembur. Nga ana tjetër sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici.

Koleci është larguar më pas nga vendngjarja. Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin tip “Golf”, i autorit të dyshuar dhe po punojnë për arrestimin e tij.

Çfarë njofton policia e Kamzës?

“Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.about:blank

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pasditen e kësaj të diele janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Kamëz.about:blank

Scroll to Top