JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohen në Rinas dy të shumëkërkuarit, ja për çfarë akuzohen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy shtetas të huaj që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Rinas.about:blank

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Robert Chojnaki, 52 vjeç, banues në Poloni, i cili ishte dënuar me 5 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe një 53-vjeçar turk, banues në Gjermani për veprën penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

“Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;

O.O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman”,- njofton Policia.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

Scroll to Top