18-vjeçari shkon për festa me shokët, i jep fund vetes

Editor
2 Min Read

Ngjarje tragjike në Korçë.

Një 18 vjeçar nga Durrësi i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit. Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.

Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Policia vendore informoi se ‘më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *