JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasi për vdekje një burrë, arrestohet e reja në Vlorë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka përplasur një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në pranga është vënë E.LL, banuese në Vlorë, pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasin P. M. 62-vjeçari humbi jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë.

Rasti është nën hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Scroll to Top