Iu gjet lëndë narkotike në automjet, bie në pranga i riu

Editor
2 Min Read

Një i ri banues në Gramsh ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. 31-vjeçari u kap me kokainë dhe heroinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. A.about:blank

NJOFTIMI I POLICISE

Mbante lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, në automjetin që kishte parkuar në lagjen nr. 1, me qëllim shitjen në këtë zonë, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen lëndët narkotike, mjetet, një automjet dhe një celular.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan një tjetër episod të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Nga kontrolli në automjetin e shtetasit K. A., të parkuar në lagjen nr. 1, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, që posedoheshin nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Lëndët dhe mjetet u sekuestruan si provë materiale, bashkë me automjetin dhe me celularin e këtij shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *