Sherri banal për një këngë festash mes dy familjeve

Editor
1 Min Read

Përgjaken Krishtlindjet në Gjermani.

Një sherr banal ka përfunduar në përplasje me thikë në tregun e Krishtlindjeve në Dortmund, pasi dy grupe personash kanë debatuar për një këngë Krishtlindjeje.

Sipas Bildit gjerman, kënga në fjalë ishte “Oh Du Fröhliche”, por detajet e tjera të konfliktit nuk dihen për momentin.

“Policia ka kontrolluar disa persona, por askush nuk është arrestuar. Policia ka sekuestruar armën e ftohtë të përdorur në sulm, ndërsa të plagosurve iu është dhënë ndihma emergjente dhe dy janë transportuar në spital”, tha policia lokale.

Plagët nuk ishin kërcënuese për jetën, megjithëse njëri nga dy të plagosurit u mbajt gjatë gjithë natës nën vëzhgim në spital. Disa të afërm të shqetësuar shkuan në spital, por policia arriti të qetësonte me shpejtësi situatën.

“Ende nuk është plotësisht e qartë pse ka pasur përshkallëzim të situatës nga debat në përplasje me thikë”- tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se supozohet që ka qenë përdorimi i fjalëve banale që ka shkaktuar sherr mes familjeve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *