Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës (EMRI)

Editor
1 Min Read

DRENOVË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vënë në pranga shefin e Policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiun.

Burime nga Burgu i Drenovës tregojnë se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit, ku pas një konflikti mes të burgosurve, mbeti i vdekur Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja. Kadiu e kishte marrë detyrën e Shefit të Policisë në burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.

Kujtojmë se 12 persona janë vënë në pranga pas rastit të rëndë në burgun e Peqini. Një ndër të arrestuarit është edhe drejtori i komanduar i burgut, Kamber Hoxha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *