Babai vret gruan dhe 4 fëmijët, zbardhen detajet tronditëse

Editor
1 Min Read

Dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendorabout:blank

 Një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Francë.

Trupat e tyre u gjetën të hënën në mbrëmje në një apartament në qytetin Meaux, 40 km në verilindje të Parisit. Nëna dhe dy vajzat  janë goditur me thikë aq shumë sa ka qenë  e pamundur të përcaktohej nga autoritetet se sa goditje kishin marrë.

Dy djemtë më të vegjël të familjes dyshohet se janë mbytur. Policia arrestoi babanë e fëmijëve, 33 vjeç, mbrëmjen e së hënës. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen e rëndë.Fqinjët u thanë hetuesve se kishin dëgjuar britma gjatë orëve të para të ditës së Krishtlindjes. Alarmi u ngrit më vonë gjatë ditës pasi ata nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje nga familja.

Autori ka patur probleme me shëndetin mendor. Në vitin 2019, ai sulmoi gruan e tij me thikë, por e ndjera nuk kishte ngritur akuza dhe çështja u pushua në atë kohë.Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dokumente që tregojnë se autori ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik në vitin 2017

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *