Pezullohet nga puna mjekja që i preu gishtin një foshnjeje

Editor
1 Min Read

Një mjeke është pezulluar nga puna dhe tashmë përballet me akuza pasi i ka prerë gishtin aksidentalisht një foshnje të porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, 10 ditë më parë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klinika duke thënë se ka pezulluar nga puna mjeken.

“Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë, Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjes gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, thotê Klinika e Gjinekologjisë, Shkup.

Nga Klinika theksojnë se mjekja është pezulluar nga puna. Komisioni Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *