Vrasja e dyfishtë në Tetovë, reagon ministri i Punëve të Brendshme

Editor
1 Min Read

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, reagoi pas vrasjes së dyfishtë në Çellopek të Tetovës, ku një 60 vjeçar qëlloi me armë zjarri djalin e xhaxhait, nusen e këtij të fundit dhe djalin e tyre.about:blank

Sipas Spasovskit vrasja ka ndodhur për çështje të pronave dhe mosmarrëveshje në familje. Ai tha se për momentin policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Për momentin, kolegët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, bëhet fjalë për mosmarrëveshje mes familjeve në lidhje me pronat, sipas informacioneve të para. Presim që së shpejti të përfundojë i gjithë procesi dhe do të kemi informacione të detajuara”, tha Spasovski.

Pasditen e sotme dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur në Çellopek të Tetovës. SVR Tetovë ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuarit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *