Shiste kapsolla dhe fishekzjarre kontrabandë, e pëson keq i riu

Editor
2 Min Read

Policia e Fierit ka proceduar penalisht njw 37-vjeçar nga Roskoveci pasi shiste në dyqanin e tij lëndë piroteknike të cilat i shiste kontrabandë dhe fshihte të ardhurat nga biznesi.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme.

Si rezultat, specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2,  Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *