Plagosja me armë zjarri më Fier, reagon policia dhe zbardh ngjarjen

Editor
2 Min Read

Policia ka reaguar dhe ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në qendër të Fierit, ku një efektiv policie plagosi me armën e shërbimit një person, pas një konflikti mes tyre.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, ku shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

I riu, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë moment, i riu ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, polici ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin.

Shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore 26-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *