JiL.al - Jeto i Lumtur

Plas sherri në një lokal, e pësojnë keq 2 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia ka proceduar penalisht dy persona pasi akuzohen se kanë dhunuar me mjete të forta një 30 vjeçar.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Peshkopi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L.F., 30 vjeç; E.K , 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R.K., 30 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Scroll to Top