Masakroi me thikë të moshuarin grek, del fotoja e shqiptarit (Emri)

Editor
1 Min Read

Klodian Saliaj është shqiptari që goditi 10 herë me thikë një të moshuar në Greqi, pasi i kishte hyrë në banesë për ta grabitur.

Tashmë është publikuar edhe fotoja e 25-vjeçarit shqiptar nga Armeni i Vlorës.

Sipas policisë, ai shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.

Në momentin që 73-vcjeçari ka hyrë shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Masakroi me thikë të moshuarin grek, del fotoja e shqiptarit (Emri)

I moshuari arriti të dilte në rrugë dhe të kërkonte ndihmë dhe u shemb përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Janinës për ndihmë mjekësore.about:blank

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *