JiL.al - Jeto i Lumtur

Pushimet kthehen në tragjedi, orteku vret nënë e bir

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për një nënë britanike dhe djalin e saj pushimet e këtij fundviti janë kthyer në një tragjedi pasi i zuri orteku në vargun malor Mont Blanc. Të dy ishin pjesë e një grupi që thuhet se po bënte ski larg shpateve të përcaktuara me një instruktor kur orteku, me përmasa 400 metra i gjerë, ndodhi në një lartësi prej 2300 metrash pranë vendpushimit të skive të Saint-Gervais-les-Bains në Haute-Savoie.about:blank

Policia malore tha se orteku dukej se ishte nisur nga një grup skiatorësh më lart në shpate. Një skiator i tretë, instruktori, gjithashtu u mbulua nga orteku, por mbante një detektor dhe u gjet shpejt. Mësohet se ai ka pësuar lëndime të lehta. Pesë persona të tjerë janë arratisur, mes tyre bashkëshorti dhe babai i të ndjerës.

Policia malore tha se një hetim ishte hapur për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Jean-Luc Boch, presidenti i Shoqatës së Kryetarëve të Stacioneve Malore, gjithmonë ekziston një rrezik për ortek edhe pse mund të jesh i shoqëruar me njerëzit më profesionistë.

“Rreziku zero nuk ekziston jashtë pistave. Ekziston një rrezik dhe ai rrezik ekziston edhe nëse jeni të shoqëruar nga profesionistë, nga udhërrëfyes, nga instruktorë të skive. Gjithmonë ka një rrezik që të rëndon. Mos harroni kurrë se në mal siguria është gjëja më e rëndësishme dhe duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm. Malet, si deti, janë gjithmonë më të fortë se ne,” deklaroi ai.

Në një aksident tjetër, një këmbësor 31-vjeçar, i cili u largua nga pista pasi ra 500 metra në vargmalin Écrins në Isère pranë Grenoble.

Scroll to Top