JiL.al - Jeto i Lumtur

Masakruan të moshuarin grek me thikë gjatë grabitjes,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy të rinjtë shqiptarë që goditën me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.

Sipas mediave greke, policia ka arritur të zbulojë identitetin e dy të rinjve të cilët goditën me thikë 73-vjeçarin nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.

Klodjan Saliaj, 25-vjeç ishte i riu shqiptar që masakroi me thikë të moshuarin në Greqi, i cili u ndihmua nga bashkëpunëtori i tij, një 18-vjeçar. Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të mosh uarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.

.

Të rinjtë shqiptarë fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit, më pas u futën në banesë për të vjedhur.about:blank

Kur i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, Saliaj e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Menjherë pas ngjarjes mësohet se shqiptarët u larguan. Mediat greke raportuan se 73-vjeçari i cili u gotit 10 herë me thikë ndodhet në spitalin Universitar të Janinës në gjendje kritike për jetën.

25-vjeçari shqiptar nga Vlora e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes. Menjëherë pas ngjarjes mësohet se shqiptarët u larguan nga banesa në Kefaloni.

Scroll to Top