Gjirokastër, procedohen në gjendje të lirë 3 persona

Editor
1 Min Read

Tre persona në Gjirokastër janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *