Transportonte emigrantë klandestinë, e pëson keq i riu

Editor
2 Min Read

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve, kundrejt pagesës.

I riu i identifikuar si Gjovalin Gërmusha u lokalizuar dhe arrestua falë bashkëpunimit të policisë së Gjirokastrës me atë të Durrësit

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar të riut, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, po transportonte 4 emigrantë.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë më fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i bashkëpunimit me DVKM Durrës u ndalua shtetasi Gj. G., 20 vjeç, banues në Shkodër”,- njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *