JiL.al - Jeto i Lumtur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje’ është arrestuar sot në Durrës.about:blank

Bëhet fjalë për Saleo Rexhepi, i cili është dënuar me 3 muaj e 24 ditë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Saleo akuzohet se në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.

Ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Saleo Rexhepi, 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.

Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top