Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë.
Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.