Gazetarët vendosin ‘me shpatulla pas murit’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është në vështirësi nga gazetarët e pranishëm në konferencën e posaçme për mediat ku prezantoi arritjet e Ministrisë së Brendshme gjatë 2023-it.

Në konferencën vjetore, Taulant Balla u pyet nga gazetarët edhe për fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion, apo deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.

Balla u shpreh se policia ka shumë  informacion në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj ngjarjeje.

“Unë e kam marrë detyrën në 15 korrik dhe mund t’ju informoj që kjo cështja ka qenë një nga cështjet e orëve të para.  Mbetet një sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë. Në momentin që do të kemi një pasqyrë të plotë, mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikisht. Është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, e cila ka të bëjë edhe me gjithë këto indikator të rëndësishëm të performancës së punës së Policisë së Shtetit.

Drejtori e Policisë së Shtetit e di fare mirë këtë gurë peshë të rënde dhe po bëjmë gjitha e mundur për t’i shkuar në fund kësaj çështjeje” tha Balla ndër të tjera.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top