Ngjarja e rëndë me dy viktima në Tiranë

Editor
2 Min Read

Pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, Lulëzim Cami u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, po në Tiranë.about:blank

Mëngjesin e sotëm vëllai i  tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth ores 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij.  Të dy vëllezërit vdiqën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumentave të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *