Aksident i rëndë në vend, zbardhen dyshimet e para

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në kthesën e Viroit në Gjirokastër.about:blank

Gazetarja Brikena Metaj raporton se në aksident janë përshirë dy automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.about:blank

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *