JiL.al - Jeto i Lumtur

Senati refuzoi emërimin, gazetarja e VOA tregon pse s’u miratua

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Senati në SHBA nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Gazetarja e VOA Keida Kostreci, në një intervistë televizive theksoi se votimi për Kostelancik nuk u bë për shkak të politikave.

Ajo tregoi dhe procedurat që ndiqen për miratimin e një ambasadori në një vend tjetër.

“Është çështje procedurash dhe çështje rregullash të senatit. Emërimi i diplomatit David Kostelancik u kthye në Shtëpinë e Bardhë, pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk e futi në rend dite brenda afateve votimin e konfirmimit për të dhe për dhjetëra të emëruar të tjerë, emërimet e diplomatëve janë bllokuar nga disa senatorë republikanë. Kandidatura e Kostelancik  u thye në Shtëpinë e Bardhë në bazë të disa rregullave të senatit sipas së cilës, emërimet që as nuk janë konfirmuar dhe as nuk janë hedhur poshtë nga senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ, i kthehen presidentit.

Në këtë rast duhet të kujtojmë se sesioni që u mbyll, ishte ai i dimrit. Në Janar fillon sesioni i ri. Nëse një emërim i kthehet presidentit ai nuk mund të shqyrtohet më nga senati. Presidenti mund të paraqesë një emërim të ri për të njëjtin kandidat ose për një kandidat të ri. Nuk dihet ende se si dhe ku do veprojë Shtëpia e Bardhë lidhur me këto emërime. Presidenti mund të ridërgojë të njëjtat emra ose mund t’i zëvendësoj ata. Duhet theksuar se votimi nuk u krye për Kostelancik për arsye politike”, tha ajo.

Scroll to Top