JiL.al - Jeto i Lumtur

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Iran që shkaktoi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

IRAN- Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, në ceremoninë e përkujtimit të komandantit Qassem Suleimani. Nga shpërthimet u vranë të paktën rreth 100 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Përmes një njoftimi në Telegram, ISIS u dha fund dyshimeve për autorësinë e sulmeve të djeshme. Më herët edhe Irani dha shenjat e para se dyshonte se autorë të sulmit ishte ISIS, pasi vendosi mbylljen e kufijve me Pakistanin dhe Afganistanin.

Irani mendonte se sulmi mund të jetë nisur nga Shteti Islamik – Provinca Khorasan, një grup që vepron kryesisht në Afganistan që është thellësisht kundër dëmit të shkaktuar ndaj kauzës së Shtetit Islamik nga Sulejmani në Irak dhe Siri, shkruan The Guardian.

Ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, tha se vendi i kishte shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të informuar anëtarët e tij se po merrte të gjitha masat ligjore për të siguruar përgjegjësinë për sulmin në Kerman.

Sinjali se ISIS qëndronte pas sulmit të djeshëm e dhanë Shtetet e Bashkuara të cilat përmes një zyrtari bën të ditur se nuk besonte se Izraeli kishte kryer sulmin, por për nga masiviteti dhe mënyra e veprimit ato ishin vepër e ndonjë organizate terroriste, duke nënkuptuar ISIS-in.

Scroll to Top