JiL.al - Jeto i Lumtur

Fjalimet në dritare, avokati i njohur tregon veprimin që mund

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Avokati Redi Ramaj është shprehur se është e vështirë që të ketë ashpërsim mase për burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.about:blank

Ramaj tha se vetëm nëse Berisha do të dilte ilegalisht nga banesa mund të vendosej për arrestimin e tij.

Ai tha gjithashtu se ndalimi i komunikimit i vendosur ndaj Berishës, është përtej përcaktimeve të kodit të procedurës penale.

“Nuk kishte mundësi një i pandehur tjetër të mos merrte dijeni për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe masa që vendoset arrest në shtëpi me ndalim komunikimi, mendoj që është përtej përcaktimeve të nenit 237 të kodit të procedurës penale.

Komunikimi është një gjë shumë e vështirë edhe për t’u ndaluar. Të gjithë mund të komunikojnë me publikun pa ndalim, përmes platformave online. Komunikimi nuk e cënon parimin e arrestit të shtëpisë.

Vetëm lëvizja e Berishës nga banesa e tij, do të jetë përcaktuese për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Mendoj se do jetë i vështirë caktimi i masës së arrestit me burg për Berishën, duke parë rrethanat si po zhvillohet ngjarja, duke parë që fillimisht një masë të lehtë ‘detyrim paraqitje’”, tha Ramaj.

Scroll to Top