JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjike! I jep fund jetës nëna e katër fëmijëve nga Durrësi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dyshohet se pas bullizimeve të vazhdueshme në Tik Tok, gruaja i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Burime policore bëjnë me dije se 41-vjeçarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici se persona të paidentifikuar i kishin hapur adrese falso me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar. Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej. Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem ka të bëjë me çështjen e Tik Tokut apo ka pasur probleme të tjera. Policia ka nisur hetimet. Mësohet se në daten 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.about:blank

41-vjecarja nga Vadardha Sukth ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës. Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale për ta denigruar. Ndaj policia po mere ne pyetje të gjithë personelin me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kane hapur adresën falso. Ndërkohë, policia bën me dije se materialet ne lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të metejshme.

Scroll to Top