Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte (5 janar) në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje, pasi po hetohet për dyshime të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.about:blank
Ndërkohë ndaj tij ka nisur një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore Saspak.