JiL.al - Jeto i Lumtur

Bëri ‘drift’ me makinë dhe e posti në rrjetet sociale

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Me 400  mijë lekë të vjetra gjobë është ndëshkuar një i ri nga Elbasani, i cili ka bërë manovra të rrezikshme me makinën, në zona të banuara. Sipas policisë 21-vjeçari ka bërë ‘drift’ me makinë dhe më pas e ka postuar në ‘Tik Tok’.about:blank

“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë s e shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Scroll to Top