Kanosën me armë zjarri një 33-vjeçar, blutë e Vlorës

Editor
1 Min Read

Tre persona kanë kanosur me armë zjarri një 33-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë, ku ndërkohë blutë e Vlorës sqarojnë se po punojnë për kapjen e tre shtetasve të moshës 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç.about:blank

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, ata kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve 29 vjeç, 27 vjeç dhe 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *