Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, shoqërohet në polici

Editor
1 Min Read

Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri.

Ka dyshime se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares. Ky i fundit jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 Dhjetor, së bashku me djalin e tyre të madh, për festat e Vitit të Ri.

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *