JiL.al - Jeto i Lumtur

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, reagon Avokati i Popullit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku një nënë e 4 fëmijëve në Durrës i dha fund jetës pas presioneve dhe dhunës nga burri i saj, apo dhe bullizimi në rrjetet sociale. Bedrie Loka ndërroi jetë më 3 janar, një ditë pasi kishte konsumuar fostoksinë.about:blank

Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thekson se bullizmi është një alarm i fortë që kërkon ndërhyrje.

REAGIMI I AVOKATIT TE POPULLIT
Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së një gruaje në Shqipëri, si pasojë e fyerjes dhe denigrimit personal në një platformë sociale, ishte thellësisht tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.
Pranimi i një realiteti ku të gjithë kemi ndjeshmëri dhe vulnerabilitet është thelbi i një komuniteti të shëndetshëm, e kundërta është bullizëm!
Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës.
Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë, duhet të mbajmë në vëmendje thelbin e humanizmit dhe respektit reciprok. Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen!
“Mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë; duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet tona në përditshmëri.
Avokati i Popullit bën një thirrje të dedikur për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqi kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve.

Scroll to Top