JiL.al - Jeto i Lumtur

Vjedhja nuk shkoi sipas planit, policia: 5000 euro shpërblim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Policia e Tiranës për mes një njoftimi ka bërë të ditur se janë në kërkim të tre autorëvë të dyshuar të një vjedhje të mbetur në tentativë në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit në një bankomat në rrugën “Hoxha Tahsin” në Tiranë.

Nga sekusetrimi i pamjeve filmike në institucion është bërë e mundur kapja e fotove të tre autorëve të dyshuar. Policia më tej në njoftim shton se do të këtë një shpërblim prej 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm për autorët ndërsa ka ndarë edhe kontaktet.

‘Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi’, citohet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top