Kujtojmë se një ditë më parë në Hercegnovi, rreth shtatë persona dhunuan në mënyrë barbare tre shqiptar.
përveç pesë të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë të dyshuar.
Sipas autoriteteve malazeze autorët janë me kombësi malazeze nga Hercegnovi.
Më herët, njëri prej shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi, Klodian Meaj nga njësia Postribë në Shkodër ka dhënë një dëshmi në policinë shqiptare.
Shkodrani ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.
Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.