Katër persona kanë vdekur dhe 40 janë në spital pasi kanë pirë alkool të kontaminuar në jug të Tunizisë, tha një zyrtar.about:blank
Një hetim nisi dhe personi që furnizoi alkoolin u arrestua, zbuloi për AFP zëdhënësi i gjykatës së Medeninës, Fethi Baccouche. Analiza e alkoolit është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë fshihej pas helmimit masiv.
Nga 40 viktimat e mbijetuara, shumica u larguan nga spitali, por disa u dërguan në kryeqytetin Tunis për trajtim.