Çmendet’ moti, dëborë dhe acari ‘pushtojnë’ Evropën

Editor
1 Min Read

Dëbora, erërat e forta, shiu dhe ciklonet kanë përfshirë Ballkanin, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Duket sikur është rikthyer epoka e Akullnajave. Moti arktik po mbulon gjithë Evropën Kontinentale. Gjermania po ngrin me temperatura ditore deri në -10 gradë, si këtë të hënë.

Cikloni “Befana” që shkaktoi trazira në Itali po zhvendoset rejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin. Bora ka bllokuar qarkullimin edhe në Kroaci.

Në Britaninë e madhe problematikat shkaktohen nga përmbytjet pas reshjeve të shiut, ndërsa Spanja ndodhet në gatishmëri të plotë deri në 11 janar për shkak të stuhisë Dana që pritet të godasë vendin.

Gati 70 milionë njerëz në të gjithë Bregun e Gjirit dhe në juglindje të SHBA janë në rrezik nga moti i keq, duke përfshirë tornadot, erën e dëmshme, shiun dhe dëborën.

Kjo situatë është parashikuar të zgjasë deri në mesjavë. Maine u zgjua kështu. Të njejtat pamje vijnë nga Ohio. Whorchester, Massachusetts ofron të njëjtën panoramë. Trashësia e saj ka arritur afro gjysëm metri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *