U shkëput gjatë fluturimit, gjendet pjesa e avionit që shkaktoi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një pjesë e avionit Boeing 737 Max e Alaska Airlines që u shkëput gjatë fluturimit të premten e kaluar është gjetur në oborrin e një shtëpie, thanë zyrtarët amerikanë. Pjesa e avionit u zbulua në oborrin e shtëpisë së një mësuesi në Portland, njoftoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB).about:blank

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 18:30 minuta me orën lokale, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Portland me destinacion Ontario, Kaliforni, kur humbi një pjesë ndërsa ishte në ajër. Avioni u detyrua që të kthehej dhe të bënte ulje urgjente në aeroportin e Portlandit.

Nga incidenti pati disa lëndime të lehta, por nuk kishte pasagjerë në dy sediljet ngjitur me derën e shkëputur.

Scroll to Top