Një makinë është përplasur me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara duke ngritur në këmbë policinë e Uashingtonit dhe shërbimet sekrete që sigurojnë zonën.about:blank
Sipas të dhënave paraprake, një mjet është përplasur me gardhin e godinës historike teksa drejtuesi i tij është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Zëdhënësi i shërbimeve sekrete, Anthony Guglielmi deklaroi për mediat se ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarje, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar qëllimet e tij.
Presidenti Joe Biden nuk ishte në ndërtesë kur ndodhi incidenti. Shërbimet e sigurisë nuk kanë sqaruar deri më tani nëse bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë apo një tentativë sulmi kundër ndërtesës.