Një ngjarje makabër ka ndodhur në Greqinë fqinje, ku një çift të moshuarish janë paraqitur në spital me nipin e tyre 6-muajsh të pajetë, pasi është dhunuar për vdekje nga e ëma.about:blank
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar e ëma, 37-vjeçare.
Sipas Protothema, gjyshërit janë lajmëruar nga motrat 6 dhe 7 vjeçe të foshnjës dhe janë nisur me shpejtësi në shtëpi, ku kanë gjetur fëmijën të dhunuar nga mamaja e tij. Mësohet se i babai i fëmijës nuk ishte në shtëpi gjatë momentit tragjik.
Mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar foshnjën, por ai kishte mbërritur në spital, pa puls dhe pa asnjë reagim. Sipas informacione, dyshimet për vdekjen e foshnjës drejtohen te nëna e tij, e cila ka histori të shtrimeve në spital për probleme psikiatrike dhe ishte e arrestuar edhe më parë.
Sipas informacioneve, policia po heton nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi nuk ka shenja të dukshme. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur hedhur fëmijën nga ballkoni.
Gjyshërit thanë se vajza e tyre kishte probleme të forta psikologjike dhe vuan nga depresioni i rëndë, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Gruaja 37 vjeçe, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë.