JiL.al - Jeto i Lumtur

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grabitje, 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara sot ka arritur të arrestojë dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.about:blank

Njëri prej tyre është shtetasi turk 64 vjeçar me inicialet M.K., i cili rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale “Trafikim me Narkotik”, i dënuar në Turqi me 22 vjet e 6 muaj burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe i arrestuari tjetër është shtetas turk 41-vjeçar me iniciale I.K., i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale “Grabitje”, i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë.

Scroll to Top