Ahmetajt i digjet mandati, Rama: Besojeni ose jo…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka qenë ai vetë që ka konfirmuar një fakt të tillë, në përfundim të mbledhjes së ministrave që pati në Lezhë ku Rama tha se kush do marrë mandatin e Ahmetaj, nuk ka dijeni.

“Besojeni ose jo, ne i kemi të ndarë punët, natyrisht që unë informohem, patjetër që më informojnë drejtuesit politik, por punët i kemi të ndara, tani po e dëgjoj këtë, se dija që ky afat ishte, nuk u ngrit në diskutimin me mbledhje”, tha ai.

Arben Ahmetaj i është hequr mandate për shkak se ka kaluar 6 muaj pa shkuar në Kuvend dhe në një kohë kur nuk ka një informacion nëse do jetë Dallëndryshe Bici apo Plarent Ndrecaj ai që do e zëvendësojë, kryeministri Edi Rama është krejtësisht i painformuar për këtë zhvillim.

Scroll to Top