Një biznes në rrugën “Naim Frashëri” pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë, është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive të duraluminit, në këtë biznes.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.