Shoferi i dehur shkakton aksident të shumëfishtë pranë mbikalimit të Shkozetit.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Personi i dehur është shoqëruar për në komisariat për të kryer procedurat përkatëse.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 4 makina të tjera ndërsa makina e aksidentit ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.