JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse policia nuk parandaloi vetëvrasjen e 41 vjeçares Bedrie Loka

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zëdhënesi i policisë, Gentian Mullai në një televizive ka dhënë detaje lidhur me denoncimin e 2 janarit të vitit 2022 që 41 vjeçarja që u vetëvra në Durrës, Bedrie Loka, kishte bërë sa i takon profilit denigrues që i ishte hapur në ‘Tik-Tok’.about:blank

Ai tha se policia e kishte regjistruar procedimin penal, por nuk kishte pasur indicie të tjera lidhur me shqetësimet e 41 vjeçares. 

“Policia ka regjistruar procedimin penal pas kallëzimit të parë të bërë në komisariatin policisë Durrës. Por nuk ka pasur ndonjë indicie tjetër më tej se kjo shtetase kishte shqetësime të tjera nga rrjeti social. Policia ka kryer të gjithë veprimet proceduriale, u bë i mundur sekuestrimi i shumë provave që akuzojnë bashkëshortin e saj për shkaktim të vetëvrasjes”- tha Mullai.

I pyetur nga ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj nëse ësthë mbyllur adresa fallco që ishte hapur për të denigruar 41 vjeçaren, Mullai tha se diçka e tillë nuk është bërë e mundur pasi ky rrjet social nuk u kthen përgjigjie kërkesave të autoriteteve ligjzbatuese.

“Policia ka kryer hetime për këtë, adresa nuk shtë mbyllur deri në momentet që ka ndodhur ngjarja. Platforma Tik-Tok nuk kthen përgjigjie kur dërgohet një kërkesë e tillë. Të gjitha platformat e tjera kanë korrespondencë të rregullt me policinë sa u takon shkresave që u drejtohen këtyre platformave”- tha zëdhënësi i Policisë.

Scroll to Top