Shpërthim në një minierë, raportohet për 10 të vdekur

Editor
1 Min Read

Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në një minierë në qytetin Pingdingshan, në Kinën qendrore, njoftuan zyrtarë kinezë të shtunën.about:blank

Ata janë zotuar se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë dhe se do fillojnë kontrollet e sigurisë në të gjitha miniera e qytetit.

Inspektimet e sigurisë në vendin e pasuruar me thëngjill Pingdingshan, provinca Henan, mund ta ndërpresë prodhimin e thëngjillit atje dhe t’i kufizojë furnizimet me thëngjill.

Nëntorin e kaluar, çmimet e thëngjillit në Kinë u rritën, pasi Qeveria e vendit u zotua për t’i shtuar kontrollet e sigurisë, si pasojë e rritjes së numrit të të vrarëve në aksidente në rajonin kryesor të prodhimit të thëngjillit, Shanxi.

Zyra për menaxhimin e emergjencave e Pingdinshanit tha se aksidenti ndodhi të premten pasdite, si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë.

Deri të shtunën në mesditë u konfirmuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Agjencia tha se do të bëjë plane konkrete për t’i shpëtuar të zhdukurit dhe për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *