Sulmuan me thika e karrige ndaj 2 vëllezërve shqiptarë

Editor
1 Min Read

Policia italiane ka bërë me dije se ka vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj 2 vëllezërve shqiptarë të cilët i goditën me thika dhe me karrige.about:blank

Numri i të arrestuarve për një sulm të dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë, të ndodhur në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar në Santa Maria Capua Vetere në sheshin ‘Adriano’ në Itali ka shkuar në 6 persona. Policia italiane bën me dije se ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj 2 vëllezërve shqiptarë të cilët i goditën me thika dhe me karrige.

Mësohet se njëri prej vëllezërve shqiptarë, 16-vjeç, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë shpuar mushkërinë, ndërsa vëllai i tij i madh, i cili, mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali. Gjithashtu bëhet me dije se të arrestuarit, janë nga mosha 19 deri në 24-vjeç.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *