Faj kanë dhe këmbësorët! 50 gjoba për ecje gabim në rrugët

Editor
1 Min Read

Jo vetëm makinat, tani edhe këmbësorët po gjobiten çdo ditë e më shumë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm dy ditët e fundit, policia rrugore në Korçë ka gjobitur të paktën 50 qytetarë këmbësorë, për shkelje të rregullave në rrugë, raporton noa.al.

Postblloqe me nga dy policë janë pozicionuar në zona të populluara të qytetit të Korçës në të cilat jo pak qytetarë shkelën rregullat dhe u gjobitën.

Nënkomisar Klajdi Shameti bën të ditur se nuk janë vënë vetëm gjoba, por disa qytetarë edhe janë përshtatur me fazën e këshillimit.

Gjobat janë 2 mijë lekëshe, por policia thotë se aktualisht po aplikon ndëshkime në vlerat 500 dhe 1 mijë lekë.

Kush nuk e paguan i mbahet peng karta e identitetit derisa të paguhet gjoba.

Pas rrugëve me ngarkesë të madhe kalimtarësh, nënkomisari thotë se përqendrimi do të jetë edhe në rrugët interurbane.

Shameti shtoi se nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, kalimtarët janë bërë disa herë shkak për aksidente.

Një qytetar i gjobitur me masë administrative bazuar në nenin 188 të Kodit Rrugor, nuk e ka pritur mirë këtë gjobë. Ja çfarë thotë ai në rtsh.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *