JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Gëzim Sinomatit, Policia bën njoftimin e rëndësishëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Vlorës, ka reaguar sërish për atentatin që tronditi Vlorën më 7 janar, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit.

Në reagimin zyrtar, policia njofton se hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë ende në vijim dhe se kontrollet nuk janë ndërprerë në asnjë moment. Gjithashtu autoritetet ftojnë qytetarët që të ndihmojnë në dhënien e informacionit për këtë ngjarje dhe ofron shpërblim 30 000 euro për çdo informacion që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 23 vjeç, grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Scroll to Top