Aksident i frikshëm në Korçë, 15-vjeçari pa patentë humb kontrollin

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ku një 15-vjeçar duke drejtuar mjetin pa patentë, ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është lënduar pasagjeri, një 13-vjeçar, i cili ndodhet në spital.about:blank

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, njofton policia.

Gjithashtu, policia ka arrestuar, A. Sh., 18 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe T. N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *