JiL.al - Jeto i Lumtur

Donin të ndalonin djegien e Kuranit, përleshje mes policisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

HOLLANDË– Një përleshje shpërtheu në Holandë midis policisë dhe një grupi që ndërhyri në një sulm ndaj Kuranit të planifikuar nga udhëheqësi i lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Edwin Wagensveld. Policia tha se një grup demonstroi kundër djegies së Kuranit të autorizuar nga PEGIDA, për të cilën ata morën leje nga komuna në Arnhem.

VIDIO

Grupi tentoi të ndërhynte, duke çuar në ndërprerjen e demonstratës, ku si pasojë tre persona u arrestuan për mosrespektim dhe tre oficerë pësuan lëndime të lehta. Nga ana tjetër drejtuesi i PEGIDA-s ishte vënë nën mbrojtjen e policisë.

Kryetari i bashkisë së Arnhemit, Ahmed Marcouch, me origjinë marokene, tha se djegia e një libri të shenjtë nuk është e ndaluar në Holandë. Yildirim Usta, një anëtar këshilli nga Partia Denk në Arnhem, kritikoi Marcouch në një deklaratë për lejimin e sulmit ndaj Kuranit të PEGIDA-s.

Në sulmet ndaj Kuranit të kryera nga Wagensveld në 2022 dhe 2023, u raportua se nëse ai do të digjte Kuranin, policia do të ndërhynte, sipas rregullave të rendit dhe sigurisë publike. Wagensveld e grisi Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara ndërtesës së përkohshme të parlamentit holandez në Hagë më 22 janar 2023. Në mënyrë të ngjashme, djegia e planifikuar e Kuranit nga PEGIDA në Roterdam më 22 tetor 2022, përfundoi përpara se të fillonte me arrestimin e Wagensveld.

Pasi u arrestua dhe u lirua të njëjtën ditë, Wagensveld të nesërmen, tentoi një veprim të ngjashëm në Hagë, por u arrestua përsëri nga policia për mos respektim të rregullave të demonstrimit.Vitin e kaluar, më 18 gusht dhe 23 shtator, Wagensveld grisi Kuranin para Ambasadës së Turqisë në Hagë.

Scroll to Top